Ndërsa Kryesia e Kuvendit ziente nga hyrjet daljet e socialistëve dhe negociatave me Gazment Bardhin, Ilir Meta ka mundur të shoh vetëm në distancë.
Siç duket kryetari i Partisë së Lirisë, aleates kryesore të Rithemelimit të Sali Berishës, nuk ka qenë pjesë e dakordësisë që u arrit mes dy palëve.
“Qëndrimi i Partisë se Lirisë, është që me të drejtat që i jep Kushtetuta nuk ka pse të negociohet”, tha ai.
Ai nuk shpreh një qëndrim të qartë as pro e as kundër, për çfarë është arritur, edhe pse dy deputetë të tij janë pjesë e strukturave parlamentare që janë ngritur nga ajo marrëveshje, Petrit Vasili tek Komisioni i Shëndetësisë dhe Erisa Xhixho tek Grupi i Punës për reformat.
“Kontaktet me parlament i mban Vasili. Por situata në parlament vazhdon të jetë tepër e rëndë, është një situatë e shkaktuar nga Edi Rama, e sfidon opozitën për të qene me aktive. PL ka vetëm një sfidë të mos tradhtoj veten. Ajo i ka qëndruar dhe do i qëndrojë kësaj”, shtoi ai.
Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, siç duket është i deleguari i Metës për të mbajtur kontakte me Rithemelimin e Gazment Bardhin, që para rikthimit në selinë blu e akuzonte Metën si ka akuzuar si financues i Foltores së Berishës. Por tashmë që gjërat kanë ndryshuar dhe Meta vazhdon te jete aleat i grupit ku vetë Bardhi bën pjesë, kreu i PL-së deklaron distancë prej tij.
“PL ka një hierarki të shkëlqyer përfaqësimi politik”, theksoi Meta.
Por kur vjen fjala tek Lulzim Basha, Ilir Meta tregohet i pakursyer.
“Të gjithë e dine kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sado që të lyejë flokët, nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”, shtoi më tej Meta.
/abcnews.al/