Masakra në Moskë/ Ish-presidenti rus bën thirrje për ekzekutimin e autorëve: Vritini të gjithë!

schedule15:37 - 25 Mars, 2024

schedule 15:37 - 25 Mars, 2024

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka kërkuar që të ekzekutohen katër autorët e dyshuar dhe kushdo tjetër i përfshirë në sulmin e së premtes në sallën e koncerteve në Moskë.

Sulmi vdekjeprurës ka nxitur diskutime mes aleatëve të Vladimir Putinit për ringjalljen e dënimit me vdekje, i cili nuk është përdorur në Rusi që nga viti 1996.

Në një postim në Telegram pasi katër të dyshuarit u vendosën në paraburgim, Medvedev thptë se “Të gjithë më pyesin mua. Çfarë të bëj? A duhet të vriten? Ata duhet të vriten! Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë të përfshirët. Të gjithë! Kush pagoi, kush simpatizoi, kush ndihmoi. Vritini të gjithë.

Dënimi me vdekje është i ligjshëm në Rusi, por asnjë ekzekutim nuk është kryer që nga viti 1996, kur ai iu nënshtrua një moratoriumi de-fakto. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!