Kërcënoi me thikë mësuesen dhe oficerët e policisë, Franca nis hetimet ndaj një 8-vjeçari

schedule15:02 - 25 Mars, 2024

schedule 15:02 - 25 Mars, 2024

Franca ka nisur sot një hetim ndaj një djali 8-vjeçar, i cili shkoi në shkollë me dy thika dhe dyshohet se ka kërcënuar me vdekje mësuesin e tij dhe oficerët e policisë ,njoftoi sot Agence France-Presse.

I mituri do të hetohet për kërcënim me vdekje, posedim të armëve dhe futjen e armëve në shkollë. Nxënësit e shkollës informuan një mësuese për kërcënimet e bëra nga 8-vjeçari, në çantën e të cilit u gjetën dy thika.

8-vjeçari, si dhe prindërit e tij, kanë mohuar akuzat.

“Mosha e tij pengon çdo ndjekje penale ndaj këtij fëmije, për të cilin psikologë dhe psikiatër specialistë do të na tregojnë se çfarë mund të zbulojnë për personalitetin dhe nevojat e tij”, shpjegoi David Sarmatz, drejtori i shkollës.

/abcnews.al