Ish-futbollisti i kombëtares braziliane, Milanit dhe Romës, Cafu, është detyuar të shesë vilën e tij për të shlyer borxhet dhe për të shmangur falimentimin.
Sipas raportimeve të mediave, Cafu ka një borxh prej 1.8 milionë eurosh dhe për të zgjidhur këtë problem, ka nxjerrë në ankand një vilë në Sao Paolo.
Vila vlerësophet në 7.4 milionë euro dhe nëse nuk shitet për atë shumë, ka mundësi që përfundimisht të shitet për gjysmën e shumës. Cafu nuk është i lumtur që do të heqë dorë nga rezidenca që ai thotë se është një pasuri e familjes, por duket se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.
Vila ka një sipërfaqe prej 25.000 metrash katrorë dhe gjashtë dhomë gjumi të mobiluara në mënyrë luksoze, një fushë futbolli, saunë, dhomë trofesh, kinema dhe ashensor./h.ll/abcnews.al