Toni Kroos u rikthye në kombëtaren gjermane dhe tregoi oreksin e tij përpara Euro 2024. Kontrata e mesfushorit me Real Madrid skadon këtë sezon dhe 34-vjeçari ka folur për të ardhmen e tij pas fitore 2-0 të Gjermanisë ndaj Francës në miqësore.
“Është vendimi që duhet të marr në një apo dy muaj se çfarë do të bëj me Real Madrid dhe më pas do të shohim”, tha Kroos për “TVE” kur u pyet për të ardhmen e tij.
“Do të shohim, do të flasim përsëri. Unë jam ende në procesin e vendimmarrjes. Marrëdhënia mes meje dhe klubit është shumë e mirë dhe nuk kemi probleme. Besoj se do të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët.”
Toni Kroos gjithashtu foli edhe për Mbappe, duke theksuar se francezi i ka dyert e hapura në Madrid.
“E ardhmja e Mbappe? Nëse ai vetë nuk e di, si mund ta di unë? Ne duam lojtarët më të mirë në Real Madrid dhe ai është padyshim një prej tyre.
E rëndësishme është që ai të fitojë sa më shumë. Do të ishte mirë për Realin një lojtar si ai, por mendoj se tashmë ne kemi një ekip shumë të mirë”, ka përfunduar mesfushori gjerman./h.ll/abcnews.al