Sulmi vdekjeprurës në Moskë, më shumë se 5 mijë persona u evakuuan nga salla ku ndodhën të shtënat

schedule11:21 - 25 Mars, 2024

schedule 11:21 - 25 Mars, 2024

Më shumë se 5,000 njerëz u evakuuan gjatë sulmit terrorist të së premtes në sallën e koncerteve Crocus City Hall në periferi të Moskës, tha një përfaqësues i Crocus Group për TASS.

“Afërsisht 5,000 njerëz u evakuuan nga ndërtesa, dhe zjarrfikësit shpëtuan 100 njerëz të tjerë nga bodrumi dhe çatia ndërsa shuan zjarrin”, tha ai.

Në sulmin terrorist në sallën e koncerteve, 137 persona humbën jetën dhe 182 persona u plagosën. Mediat ruse raportojnë se nuk dihet saktësisht se sa persona ndodheshin në Crocus në momentin e sulmit terrorist.

Salla ka një kapacitet prej 6200 vendesh dhe duke përfshirë edhe pistën e vallëzimit, kapaciteti është 7233 persona.

11 të dyshuar u arrestuan në lidhje me sulmin, duke përfshirë të katër të dyshuarit për kryerjen e sulmit. Katër të dyshuarit për kryerjen e sulmit u lanë në paraburgim deri më 22 maj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!