Ambasada ruse në Uashington thotë se nuk ka marrë asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm terrorist në Moskë nga SHBA, sipas një deklarate nga ambasadori në Shtetet e Bashkuara Anatoli Antonov.
Misioni diplomatik i SHBA-së kishte paralajmëruar amerikanët që të “shmangin grumbullimet e mëdha” në fillim të marsit për shkak të raporteve “se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë”, shkruan CNN.
Në fillim të kësaj jave, Putini i hodhi poshtë këto paralajmërime, duke i thënë FSB-së se paralajmërimet e ambasadës ishin “provokuese” dhe “shantazh i drejtpërdrejtë”.
“Ne nuk kemi marrë asnjë njoftim apo mesazh paraprakisht,” tha Antonov.
“Ne i kushtuam vëmendje kësaj, por… nuk kam pasur kontakte as me Shtëpinë e Bardhë, as me Departamentin e Shtetit për këtë çështje,” shtoi ai./abcnews.al