Princesha e Uellsit, Kate Middleton njoftoi se vuan nga kanceri dhe menjëherë kanë nisur lajmet e ndryshme në mediat ndërkombëtare. Së fundmi, është publikuar mënyra se si Princi William e zbuloi lajmin e trishtë për familjen mbretërore.
Më konkretisht, gjithçka ndodhi në ceremoninë përkujtimore të ish-mbretit Kostandin, ku pak minuta para se të fillonte, ai u njoftua se gruaja e tij ishte me kancer dhe u tërhoq për të qenë pranë familjes.
Mungesa e Princit të Uellsit nga eventi në Kështjellën Windsor më 27 shkurt kishte ngritur pikëpyetje, por zbulimi i mbrëmjes së të shtunës për shëndetin e Princeshës shpjegon dhe arsyen pse ai mungoi.
Princesha Kate përmes një video-mesazhi dyminutësh njoftoi se është prekur nga kanceri dhe i është nënshtruar kimioterapisë. Ky mesazh është regjistruar të mërkurën, më 20 mars, në Windsor, prodhuar nga BBC Studio, një njësi prodhimi e shërbimit britanik./abcnews.al