Pikturat e Vincent Van Gogh erdhën për herë të parë në Shqipëri përmes një ekspozite dixhitale. Ekspozita u hap në Galerinë Dixhitale të Korçës.
Falë teknologjisë ndërthurur me inovacionin u bë e mundur realizimi i një udhëtimi të animuar në disa prej kulmeve të krijimtarisë së Van Gogh.
28 piktura të të mjeshtrit të madh të impresionizmit u përzgjodhën nga Muzeu i Van Gogh në Amsterdam, për tu ekspozuar në një formë të re, që u mirëprit nga publiku i grupmoshave të ndryshme.
Ekspozita të ngjashme me krijimet e Van Gogh janë hapur në Milano, Romë, Bukuresht, Londër dhe së fundi edhe në Korçë.
/abcnews.al/