Njëri rëndë, kush udhëtonte me prokurorin në makinë

schedule17:00 - 1 Nëntor, 2019

schedule 17:00 - 1 Nëntor, 2019

Gazetarja e ABC news Enkelejda Arapi raporton se është konfirmuar zyrtarisht që në atentatin te mbikalimi i Shkozetiti ka mbetur i plagosur prokurori Arjan Ndoj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka qenë në automjetin me të cilin udhëtonin dhe dy persona të tjerë të cilët ë ka mbetur të plagosur.

Ndoi ka rënë pre e atentatit te mbikalimi i Shkozetit, ai udhëtonte drejt Tiranës dhe dy personave të tjerë që njihen si persona a me precedentë penalë.

Një nga personat që ishte në makinë me prokurorin Ndoi është P.Muharremi, njihet person me precedentë penalë.

Në atentat dyshohet se ka mbetur e plagosur edhe një femër, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat. /abcnews.al