Foda gati për debutimin, “Dardanët” në kërkim të fitores ndaj Armenisë

schedule16:16 - 22 Mars, 2024

schedule 16:16 - 22 Mars, 2024

Pritjes tashmë i ka ardhur fundit, me teknikun gjerman, Franco Foda, i cili do të debutojë zyrtarisht në stolin e “Dardanëve” të Kosovës, teksa në orën 17:00  do të ndeshen në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium”, të Jerevanit, me Kombëtaren e Armenisë, në një sfidë ku strategu i ri do të ketë mundësin të shpalosë aftësitë e tij, ndaj një kundërshtari relativisht të lehtë.

Sa i përket formacionit, Foda i ka rreshtuar “Dardanët” me formulën 4-2-3-1, ku në portë nuk ka se si të mungojë “shtatlarti” i Burnley, Arijanet Muric. Në krahët e mbrojtjes jaën vendosur Vojvoda e Paqarada, me qendrën që mbulohet nga Aliti e Dellova, ndërsa para mbrojtjes janë pozicionuar Valon Berisha e Florian Loshaj.

Nga krahët e sulmit vijnë Milot Rashica e Edon Zhegrova, me dy “yjet” që po shkëlqejnë me skuadrat e tyre, Besiktas e Lille, ndërsa në qendër është vendosur “fantazisti” i Freiburg, Florent Muslija. Ndërakq, në majën e sulmit nuk kishte si të mungonte “Pirati”, me “bomberin”, Vedat Muriqi, i cili do të udhëheqë skuadrën pasditen e kësaj të premteje, teksa mban në krahë edhe shiritin e kapiteni. /i.m /abcnews.al 

Formacioni zyrtar i Kosovës: