Leicester City i befasoi të gjithë me fitoren 0-9 përballë Southampton në transfertë. Dueli i 25 tetorit u fut në historinë e Premier League si fitorja më e thellë në transfertë që është regjistruar ndonjëherë në elitën e futbollit anglez.
Tifozët e “Dhelprave” festuan gjatë, sidomos Paul Adlam. Tifozi fatlum nuk do e harrojë kurrë këtë triumf të ekipit të zemrës. The Sun dhe Fox Sport raportojnë se Adlam vendosi një bast të çmendur në këtë takim. Miqtë po udhëhiqnin 0-3 në minutën e 19-të dhe tifozi vendosi të shpenzonte 10 sterlina.
Ai parashikoi që ndeshja do të përfundonte 0-9 dhe ai doli të fitonte 1500 sterlina! Goli i sulmuesit Vardy në minutat shtesë i dhuroi një kënaqësi të madhe dhe i mbushi xhepat plot.
Në Angli nuk mungojnë kurrë bastet e çuditshme dhe fituesit e tillë. Adlam guxoi, kreu shpenzimin më efikas të jetës së tij dhe arriti të fitonte një shumë të konsiderueshme falë efikasitetit të lojtarëve të Leicester City. /abcnews.al