Publikimi i fotografive zyrtare që tregojnë Emmanuel Macronin duke goditur një thes të grushtimit janë pritur me një përzierje lëvdatash dhe pikëpyetjesh në Francë.
Fotot e presidentit francez, të postuara në Instagram të martën nga fotografi i tij zyrtar, Soazig de la Moissonniere, e tregojnë presidentin me dhëmbë të shtrënguar dhe grushte teksa stërvitet, raporton The Guardian.
Përdoruesit e rrjeteve sociale shpejt filluan ta krahasojnë atë me Rocky Balboan, ndërsa të tjerë vunë në dyshim kohën e shfaqjes së fotografive, pasi Macroni i ka bërë thirrje Evropës që të rrisë reagimin e saj ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Disa thanë se fotografitë e tregonin atë duke u përgatitur për t’u përballur me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili nuk është i panjohur për fotosesionet e tij duke treguar aftësitë sportive.
Putini më parë është fotografuar duke peshkuar, gjuajtur dhe duke kalëruar.
Bashkëshortja e Macronit, Brigitte Macron ka thënë vitin e kaluar se presidenti ushtron boks dy herë në javë.