“Beleri” në Kushtetuese, avokati Petraj: Çështja ka përfunduar, shumë shpejt do të kemi vendimin e arsyetuar

schedule23:37 - 20 Mars, 2024

schedule 23:37 - 20 Mars, 2024

Avokati Edmond Petraj thotë se çështja e kryebashiakut të zgjedhur të Himarës ka përfunduar edhe pse ky i fundit do të bëjë ankim në Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se shumë shpejt do të kemi vendimin e arsyetuar për çështjen e Belerit.

“Nuk do të jetë kaq e thjeshtë. Nëse do të bëhet ankimi dhe do të kalojë në fazën e parë të shqyrtimit të ankimit në Gjykatën Kushtetuese, mbetet për t’u parë nëse se do të kalojë për shqyrtim ose jo. Ajo duhet të kalojë, të marrë një drejtim juridik që edhe Gjykata Kushtetuese të vendosë. Çështja Beleri ka përfunduar. Shumë shpejt do të kemi vendimin e arsyetuar. Do mbetet për t’u parë. Unë nuk i shoh me syrin negativ, Greqia ka 33 vjet që e bën këtë lloj situate me Shqipërinë. Nuk jemi më në ato kushte. Me Greqinë na lidhim shumë gjëra, politika greke po bën gabim. Janë struktura të veçanta brenda politikës greke, edhe vetë Mitsotakis nuk ka forcë për t’i mposhtur”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!