Federata konfirmon dëmtimin e Berishës dhe Uzunit, Sylvinho thërret portierin e Egnatias

schedule18:55 - 20 Mars, 2024

schedule 18:55 - 20 Mars, 2024

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00).

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se Myrto Uzuni nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy miqësoret e marsit. Sulmuesi kuqezi ka një dëmtim në tendinën e Akilit dhe pas konsultave me stafin mjekësor është vendosur që Uzuni të kthehet te skuadra e Granada-s dhe të vijojë rikuperimin atje.

Sakaq, edhe portieri Etrit Berisha nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Kilit. Berisha ka pësuar një tërheqje të muskulit të gjoksit dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në ekip portierin e ekipit të Egnatias, Alen Sherri./ h.ll/abcnews.al