Të lumtur… për çfarë? Në Shqipëri, të rinjtë janë më të lumtur se të moshuarit

schedule15:27 - 20 Mars, 2024

schedule 15:27 - 20 Mars, 2024

20 marsi shënon ditën botërore te lumturise. Eshte caktuar si e tille nga organizata e kombeve te bashkuaka, per te kuptuar domethënien e lumturisë dhe gëzimit në jetë. Ne raportin e fundit për lumturinë, Shqipëria renditen me mire se me parë. Të rinjtë shqiptarë janë më të lumtur se një vit më parë.

 “Jam e lumtur kur dikush me jep dashuri, kur më jep qoftë edhe një lule.”

“Dielli, koha e mirë, kaq sot”

“Ke një arsye për të qenë e lumtur? përpiqem ta gjej, familja po është një nga indiciet e lumurtisë, por perpiqem të jem optimiste.”

Për socialogët fakti që të rinjtë shqiptarë jane më të lumtur se grupmoshat e tjera të shoqërisë është pozitive.

“Shenjë shprese se ky vend mund te ndryshoje, zhvillimibi turizmit, infrastrkturës mund të jene të tilla qe i bëjnë të ndihen të lumtur për të jetuar këtu.”

Te rinjte  i bejne te lumtur edhe gjera me te vogla. Por lumturia është ndjenjë subjektive dhe ndryshon tek cdokush.

“Më ben të lumtur familja ime, kur shikoj fëmijët mirë”

“ja kjo mbesa më ben të lumtur”

“Varet si e konspeton, e lumtur që jetoj në Shqipëri jo, e lumtur me familjen dhe veten po.”

Ndjenja e lumturisë në përgjithësi lidhet me natyrën e njeriut dhe nuk ka një përkufizim te permbledhur të kësaj ndjenje.

“Nje njeri pesimist edhe po t’i ketë të gjitha pergjithesisht nuk është i lumtur. Divorci dhe papunesia kanë një ndikim shumë të madh te palumturia. Por ka edhe arsye të tjera ne lidhje me pritshmerite.”

Megjithatë, ka mënyra për të gjetur lumturinë.

“Duhet të mesohet të kenaqet me ato që ka. Nese eshte i pakenaqur me veten, ata qe jane optimiste jane edhe me te lumtur. E dyta ndryshimi i rrethanave në të cilën jetojme, papunesia, varfëria, problemet me krimi e dhunën.”

Sociologët thone se shqiptaret duhet te ndryshojne natyren pesimiste dhe agresive.

“Te permiresojmë natyrën tonë, të heqim dorë nga skpeticizmi nga ajo qe themi ky vend nuk behet me.”

Për të shtatin vit me radhë finlandezët rezultojnë në krye të listës se vendeve, si më të lumturit në botë. Ne renditjen e okb, kete vit shqiperia eshte permiresuar me 5 vende sa I takon matjes se lumturise, qe gjithsesi mbetet nje nder ceshtjet me subjective te jetes. Vendi I fundit, me njerezit me te palumtur ne bote eshte Afganistani, nje vend, ku varferia, lufterat dhe sfidat per pushtetin kane lene gjurme te forta ne jeten e njerezve./abcnews.al