Vlora është zgjedhur qyteti europian i sportit.
Përzgjedhja është bërë mes 13 qyteteve të tjera europiane.
Përgjatë gjithë këtij viti në qytetin bregdetar do të mbahen aktivitete të shumta sportive . Pjesmarrësit do të jenë nga shtete të ndryshme.
Aktivitetet do të çelen të shtunën e 23 marsit.
Organizatorët janë kujdesur që aktivitetet sportive të zhvillohen në zonat më të bukura për të promovuar bukuritë e qytetit bregdetar e për të tërhequr drejt tij edhe më shumë vizitorë.