Hovenier i përgjigjet kërcënimit të Vuçiç: Aleanca më e suksesshme në histori është këtu

schedule12:47 - 20 Mars, 2024

schedule 12:47 - 20 Mars, 2024

PRISHTINË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, u shpreh se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Duke folur për mediat në Kosovë, diplomati amerikan shtoi se se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja.

Ai ka thënë se politika e SHBA-së është e qartë se dëshiron që secili shtet të jetë në gjendje të marrë vendime vetë për aleancat e organizatat në të cilat do të anëtarësohet.
Më tej, Jeff Hovenier, theksoi se është plotësisht i vetëdijshëm se Kosova ka vendosur dhe dëshiron t’i bashkohet NATO-s.

“Ne do të bëjmë çdo gjë që ta përkrahim këtë. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe është angazhuar shumë për të përkrahur Kosovën e FSK-në në tranzicionin e saj…Kosova përballet me sfidën, që disa shtete të NATO-s nuk e njohin siç e njeh SHBA-ja e partnerët tjerë. Duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës në NATO. Kosova është shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Ka probleme e çështje që duhet zgjidhur”, ka thënë Hovenier, i cili ka shtuar se pret që Kosova një ditë të bëhet anëtare e plotë e NATO-s. “Dua të kundërshtojë ata që duan të bëjnë krahasime. Ka angazhime të mëdha për të avancuar sigurinë e Kosovës…”, shtoi ai.