Piktori i mirënjohur, Dastid Miluka në një lidhje të drejtpërdrejtë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për ekspozitën e tij më të fundit të quajtur “Gratë”.
Ekspozita do të do të jetë e hapur nga data 1-31 mars, në “Shqipvellë” të Brukselit, Belgjikë.
Përpos ekspozitës me piktura, Miluka tha se ka vendosur një telajo ku vizituesit mund të pikturojnë, e cila më pas do të dalë në ankand dhe paratë e grumbulluara do të shkojnë në ndihmë të grave në nevojë ose të dhunuara.
“Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë muajit mars në “Shqipvillë” në Bruksel, pra nga data 1 deri në 31 mars.
E kam zhveshur fermën nga veshjet e përditshmërisë dhe trendet e kohës dhe e sjell ndryshe. Mundohem të sjell thelbin e asaj që figura femërore mund të përçojë tek unë dhe të shikuesit, pasi edhe feedback-u. Unë vij nga instituti i lartë e Arteve, ne kemi studiuar goxha me portretin, detajet, realist. Kur vjen një moment i caktuar në jetë duhet të harrosh ca ke mësuar dhe kërkosh shprehinë artistike dhe kjo për mua është e rëndësishme.
Inspirimi për mua është femra. Meqë ekspozita e dedikohet femrës menduam të vendosnim një telajo ku vizituesit mund të bëjnë diçka nga vetja e tyre. Është lumturi kur turistët Piktura do të qëndrojë në deri në datën 3 prill dhe më pas do dalë në anakand. Paratë e grumbulluara nga shitja e kësaj telajo do të shkojë në ndihmë në grave në nevojë dhe të dhunuara. Çmimi fillestar do jetë simbolik, 950 euro.“, tha ai. /abcnews.al