6 vite burg kërkoi prokuroria e Tiranës për Rozeta Dobin e arrestuar për vjedhjen e mbi 400 mijë eurove në banësen e ish zyrtares Alda Klosi, ku punonte si sanitare.
Para trupit gjykues në seancë, Dobi shprehu pendesë ndërsa është shprehur se shumën e parave ka qenë Alda Klosi që ia ka dhanë për ti mbajtur.
“Së pari shpreh pendesën time për cdo gjë që ka ndodhur, kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit, atë shumë parash Alda Klosi më ka kërkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do të ja ktheja te shtëpia e saj.
Unë nuk kam vjedhur, më vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershme, s’kam dashur t’i bëj asgjë keq. Më ka kërkuar që t’i mbaja, këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajsojë ish-bashkëshortin e saj” është shprehur Dobi në gjykatë./abcnews.al
LEXO EDHE : Prokuroria kërkon 6 vite burg për Rozeta Dobin, dhe 2 vite për Alda Klosin