Ish-presidenti amerikan Barack Obama zhvilloi të hënën një takim me kryeministrin britanik, Rishi Sunak në një vizitë në Doëning Street.
Ish-presidenti amerikan, i cili shërbeu në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2009 deri në 2017, përshëndeti me dorë gazetarët përpara se të hynte në rezidencën e kryeministrit britanik për një takim privat në orën 15:00.
Një zëdhënës i Doëning Street tha se takimi ishte pjesë e një vizite jozyrtare e ish-presidentit amerikan në Londër.
“Ekipi i ish-presidentit Obama na kontaktoi dhe padyshim që kryeministri Sunak ishte shumë i lumtur që u takua me të dhe diskutoi punën e Fondacionit Obama”, shtoi ai.
Obama u largua nga Doëning Street pas një takimi me Sunak, që zgjati rreth një orë.
/abcnews.al