Ylli Aga, gazetari i njohur i Supersport, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ka zbuluar se Tirana po tenton të afrojë në jnar një lojtar të kombëtares, i cili luan si qendërmbrojtës.
“Po flitet me një qendërmbrojtës të kombëtares. Nuk e di se si do të shkojnë bisedimet. Me grupin që ka Tirana mbetet kompetitive dhe do të jetë pretendente deri në fund”, tha mes të tjerash Aga gjatë emisionit.
Emri i lojtarit nuk zbulohet. Në kampin e tifozëve bardheblu me siguri do të ketë shumë kuriozitet për futbollistin që presidenti Refik Halili dhe stafi i tij po tentojnë të sjellin në kampionat. /abcnews.al