“Tirana bëri merkato skandaloze, Partizani më i dobët se vjet!”

schedule22:55 - 31 Tetor, 2019

schedule 22:55 - 31 Tetor, 2019

Ermal Tahiri, drejtori i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi”, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Tahiri analizoi Partizanin dhe Tiranën, si dhe renditjen në Superiore.

SUPERIORE – “Janë katër ekipe që morën pjesë në Kupat e Europës. Ata kanë rezultatet më të dobëta, por varet si e koncepton. Partizani i ka pasur ndeshjet e forta, tani ka ardhur Partizani i vjetshëm. Ka pasur shumë ndeshje jashtë, tani ka kalendar më të favorizuar. Këtë fazë, do të shkëputet nga ekipet e tjera. Partizanin e avantazhon në këtë moment kalendari dhe do e shohim që pas tre javësh, do të jetë e shkëputur në krye të tabelës.

Nuk e njoh renditjen, pasi skuadrat kanë vetëm një pikë diferencë. Unë e njoh renditjen se Partizani nuk është 8 pikë para. Partizani vjet ka pasur 22 pikë, ndërsa sot 17. Minus pesë pikë. Në të gjitha statistikat, del që Partizani dhe Bylisi kanë qenë ekipet më me shumë fat, pasi kanë shënuar me pak raste. Ekipet tjera kanë pasur raste shumë herë më shumë, por nuk kanë shënuar, madje kanë pësuar shumë gola se kanë qenë të pafat”.

TIRANA – “Tirana bëri merkaton dhe aty ku kishte pikat më të dobëta, në mbrojtje, nuk mori asnjë lojtar. Aty ka qenë problemi vjet, edhe sivjet. Nuk dua të hyj më në detaje. Osmani, Vangjeli dhe Lila janë 34 vjeç e lart. Dogjën Dokën, Kërçikun. Pse merr mbrojtës të djathtë kur ke problem qendrën e mbrojtjes? Merkato bëhet aty ku ka probleme. Nëse mbrojtja e Tiranës do të ishte solide, do të ishte në vend të parë e shkëputur. Pompimi i 100 vjetorit, që thuhet do dali kampion, është gabim, siç e shoh unë Tiranën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!