“Sterilizimi”, Beqaj merret i pandehur/ SPAK i komunikon akuzën “shpërdorim detyre”

schedule09:10 - 18 Mars, 2024

schedule 09:10 - 18 Mars, 2024

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Shendetësisë Ilir Beqaj.

Prokurorët e Posaçëm i kanë komunikuar të hënën akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim në lidhje me hetimet për  konçesionin e sterilizimit.

Ish-ministri pretendoi se prokuroria ka kryer hetime të pa plota dhe të vërtetën e tij do ta tregojë në gjykatë.

Ilir Beqaj po hetohet nën masën detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashte shtetit.

Ndërkohë ish-zëvendësi i tij, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin, janë nën masën e sigurisë arrest në burg.

Nën masën arrest shtëpie janë ish-drejtorët ekonomikë dhe juridikë të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa 4 mjekë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, janë me masë detyrim paraqitje.

Akuzat e të pandehurve: 

  1. Ilir Beqaj              ‘shpërdorim detyre”
  2. Ilir Rrapaj             ‘Mashtrim’
  3. Klodjan Rjepaj     ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  4. Saimir Kadiu        ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  5. Marsela Serjana    ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  6. Arben Gjata          ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  7. Naile Ajazi            ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  8. Genc Byrazeri       ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
  9. Petri Mersini         ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’/ abcnews.al