Pozicioni ndërkombëtar i Shqipërisë, Rama: Ky profil të mos jetë rezultat i një periudhe kohore e një force drejtuese

schedule12:12 - 17 Mars, 2024

schedule 12:12 - 17 Mars, 2024

Kreu i qeverisë, Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste e mbledhur në Durrës, foli edhe për pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Kryeministri tha se Shqipëria duhet të kthehet në një profil të konsoliduar me marrëdhëniet me botën, ndërsa shtoi se ky profil nuk duhet të jetë rezultat i një periudhe kohore të një force qeverie.

Në mbyllje dua të prek dhe pikën tjetër, garantimin e pozicionit të ri ndërkombëtar të Shqipërisë. Jam përpjekur të shpjegoj se PS nuk është sot për tu matur me ata që janë të mundur pa nisur fare. Por për tu matur për të garantuar zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, kapitalit njerëzor dhe ky pozicion të mos jetë rezultat i një periudhë kohore i një force qeverie, por të kthehet në një profil të konsoliduar me marrëdhëniet me botën. Të behet pjesë e zakonshme e të qenit në krye të këtij vendi pavarësisht çdo force politike në krye të vendit.”, tha Rama.

Ndër të tjera kreu i PS-së, tha se “Duke hapur kapitullin e investimeve të mëdha private. Ashtu siç bëhen të gjitha vendet që e shohin mbrojtjen si prioritet. Të shihet edhe si një front i ri për punësimin e të rinjve tanë. Kur them PS në tërësi kam  parasysh që duhet të shoqërohet me shqelmin përfundimtar të mentalitetit se anëtarësimi në parti është për të marrë një punë në shtet.

Sado të themi që nuk është plotësisht e vërtetë, të tregojmë shifra dhe fakte nga rekrutimet në administratën publike kjo nuk mjafton. Ky është perceptim dhe ne me perceptimin duhet të luftojmë. Faktin që janë aty si mishërim i ambicies sonë për ti dhënë forcave njerëzore vlerën që i takon. Pasi vetëm ashtu mund ta rrisim kapitalin tonë njerëzor.”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!