Ministrja gjermane e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger ka deklaruar se nxënësit në Gjermani duhet të jenë më të përgatitur për të përballuar të gjitha llojet e krizave dhe katastrofave të mundshme, raporton DW.
Stark-Watzinger tha se shkollat duhet të trajtojnë mbrojtjen civile dhe theksoi se qëllimi duhet të jetë “të forcojmë elasticitetin tonë”. “Shoqëria në tërësi duhet të jetë e përgatitur mirë për kriza – duke filluar nga një pandemi, në fatkeqësi natyrore, në luftë,” tha ajo.
Stark-Watzinger foli për stërvitjet e mbrojtjes civile të bëra në shkolla në vende të tjera, si në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se Gjermania gjithashtu mund të mësojë të bëjë të njëjtën gjë.
Ministri bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e një marrëdhënieje “të qetë” midis nxënësve të shkollave dhe forcave të armatosura. Ajo sugjeroi që oficerët ushtarakë të vizitojnë shkollat për të shpjeguar se çfarë “Bundeswehr bën për sigurinë”./abcnews.al