Masakra e Gërdecit/ “Berisha duhet të gjykohet”, avokati: Drejtësia po vepron me hapa të ngadaltë

schedule17:47 - 15 Mars, 2024

schedule 17:47 - 15 Mars, 2024

Avokati Romeo Kara i ftuar në “News Line” në ABC News foli për masakrën ë Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur rreth 200 të tjerë.

Sipas tij kryeministri i asaj kohe Sali Berisha duhet të gjykohet për këtë ngjarje, ndërsa shtoi se drejtësia po vepron me hapa të tjera.

Sakaq u ndal te akuzat ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, ku tha se ka qenë viktimë.

“Është bashkuar kohët e fundit një ndikim i krimit të organizuar. Drejtësia sot po vepron me hapa më të ngadaltë dhe është zhgënjyese që për 16 vite u munduan ta harronin këtë çështje, ta fshinin. Janë sfidë e drejtësisë për të bërë drejtësi. Berisha duhet të jetë para drejtësisë për këtë tragjedi, duhet të gjykohet për këtë ngjarje.

Vetëm ne kemi edukuar popullin tonë të mos merret me zjarrin, ujin dhe qeverinë, ne i shohim ata si qenie të mbinatyrshme. Ne duhet të përballemi me të vërteta. Familjarët duhet të dalin nga frika dhe të kërkojnë drejtësi. Kjo është vrasje shtetërore, identike si në rastin e “21 Janarit”.

Fatmir Mediun unë e shoh më shumë si viktimë. Ministrat po nuk bën ‘amin’ nuk i mban kush. Ata nuk lodhen duke paguar para për të mbyllur gojën e drejtësisë, pro as ne nuk duhet të lodhemi për të gjetur drejtësi”, tha avokati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!