Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit është shtyrë sërish. Dje, klubi ballshiot njoftoi me anë të faqes së tyre zyrtare se ndeshja do të luhet të shtunën, me datë 2 nëntor, por sot, Vllaznia ka dalë me njoftim të ri.
Klubi shkodran tha se sfida do të luhet ditën e hënë, me datë 4 nëntor, madje ka përcaktuar edhe stadiumin. Sfida do të luhet në “Loro Boriçi”, e cila do të jetë e vlefshme për javën e 11-të në Superiore.
Në njoftimin e klubit shkodran, shkruhej: ” Zyrtare! Ndeshja Vllaznia- Bylis luhet te hënën, ora 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”./abcnews.al


