Rusia sulmon me raketa Odesën, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule13:09 - 15 Mars, 2024

schedule 13:09 - 15 Mars, 2024

Dy persona u vranë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën nga një sulm me raketa ruse në Odesa, sipas një njoftimi të shërbimit ukrainas të urgjencës.

Pesë nga të plagosurit ishin punonjës të ekipeve të shpëtimit.

Sulmi thuhet se shkaktoi zjarr në banesa, ndërsa u dëmtuan gjithashtu një tubacion gazi natyror me presion të ulët dhe automjetet.

/abcnews.al