Shemsi Prençi në “360 Gradë”: Kushdo që e ka mbështetur Belerin do ngelet ‘një turp’ në politikën shqiptare

schedule21:34 - 14 Mars, 2024

schedule 21:34 - 14 Mars, 2024

TIRANË- Shemsi Prençi, ish-drejtor i policisë, i ftuar në “360 Gradë” u shpreh se kushdo që ka ndihmuar në fushatë dhe ka ofruar mbështetje për Fredi Belerin do të mbetët një turp në historinë politikës së Shqipërisë.

Ai komentoi po ashtu qëndrimet e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili sipas Prençit po përpiqet ta përdorë çështjen politikisht dhe për interesa elektorale në Athinë.

“Beleri është kandidati i Partia e Lirisë De jure, De Facto është kandidat i PBDNJ dhe është mbështetur politikisht nga një miks partish, që janë majtas dhe djathtas. Berisha dhe kushdo që ka kontribuuar për Belerin dhe për të bërë fushatë për Belerin, nga sot e tutje do t’u vijë turp dhe do të ngelet një turp në politikën shqiptare.  Në këtë miopi politike, ranë edhe Mitsotakis, i cili është në prag zgjedhjesh në vendin e vet, që kërkon të shitet që nuk interesohet vetëm për Greqinë, por edhe për minoritetin grek”, tha ai.

Ai tha se koalicioni politik, që e mbështeti Belerin në Himarë, dikur e ka etiketuar atë si “terrorist”.

“Në këtë studio e kam thënë një të vërtetë që e kam jetuar vetë. Beleri dikur, nga këto krerët politikë të bashkuar është shitur si terrorist dhe tani do e shesim si kandidat. Ai është shitur si recidivistë, Beleri edhe sot rezulton i dënuar me 3 vjet burg”, tha ai./ n.m.abcnews.al