Italia është rivali i parë i Shqipërisë në Euro 2024. Luftëtarët e Sylvinho do të nisin aventurën e tyre emocionuese në Gjermani 2024 pikërisht përballë kampionëve në fuqi të Europës.
Sfida është e programuar për datën 15 qershor, në orën 21:00 dhe në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmund, dhe kombëtarja italiane ka prezantuar ditën e enjte fanellat me të cilat do të garojnë në Europian.
Shorti ka përcaktuar që ndeshja të jetë Itali-Shqipëri dhe kështu djemtë e Spallettit do të futen në fushë me fanellën e kaltër kundër Shqipërisë./h.ll/abcnews.al