Spektakël pritet edhe në sfidën, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, që sfidojnë në “Signal Iduna Park”, “gjigantët” holandezë, të PSV Eindhoven, në sfidën e kthimit të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, ku në impantin gjerman luhet gjithçka për një biletë çerekfinaleve, me sfidën e parë në Holandë, të përfunduar, me rezultatin e barabartë, 1 me 1.
Sa i përket formacioneve tekniku Edin Terzic i ka rreshtuar “Verdhezinjtë” e tij, me forumlën e zakonshme, , ku në portë si zakonish është “gardiani”, Gregor Kobel. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Niklas Sule dhe Ian Maatsen, me qendrën që mbulohet nga Emre Can e Mats Hummels. Më të tërhequr në mesfushë janë vendosur Salih Ozcan e Marcel Sabitzer, me sulmin që përbëhet nga Jadon Sancho, Julian Brandt e Donyell Malen, ndërsa në sulm është vendosur i vetëm “bomberi” Niclas Fullkrug.
Në krahun tjetër, tekniku i PSV, Peter Bosch ka preferuar të përdorë formacionin, 4-3-3, ku në portë si zakonshit është vendosur “shtatlarti”,Walter Benitez. Në krahët e mbrojtjes janë Sergino Dest e Jordan Teze, me qendrën që mbulohet Olivier Boscagli e Jerdy Schouten. Në mesfushë janë vendosur Guus Til, Joey Veerman e Muaro Junior, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Malik Tillman, Luuk de Jong e Johan Bakayoko. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: