Agjerimi në Ramazan/ Besimtarja rrëfen lidhjen: Pas herës së parë, nuk e ndërpreva kurrë

schedule15:48 - 13 Mars, 2024

schedule 15:48 - 13 Mars, 2024

Brigida Masha është 55 vjeç dhe prej 34 vitesh agjeron rregullisht në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Për çdo besimtar që agjeron, çelja e Iftarit është një moment shumë i rëndësishëm i ditës, pasi përfundon me sukses sakrificën ndaj krijuesit, e nëse për disa duket e vështirë, për Brigidën përgatitjet nisin para fillimit të Ramazanit.

Por ky moment shërben edhe si një mundësi për t’u bashkuar me të afërmit dhe miqtë.

Per here te pare Brigida ka agjeruar në vitin 1990, kur ishte vetëm 19 vjeç. Edhe pse Shqipëria ishte një vend ateist, ajo nisi besimin e devotshëm në fenë islame.

Pas agjerimit të saj të parë, ndjesia që përjetoi ishte ajo që e shtyu të mos e ndërpriste asnjëherë.

Pavarësisht dëshirës së madhe, ka pasur edhe momente të cilat e kanë detyruar Brigidën të ndërpresë agjerimin./abcnews.al