Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Kamioni del nga rruga, plagoset shoferi

schedule14:14 - 13 Mars, 2024

schedule 14:14 - 13 Mars, 2024

Një kamion me targa të Kosovës ka dalë nga rruga përgjatë segmentit Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur shoferi i kamionit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje, ka nisur hetimet./abcnews.al