Sulmi ndaj aleatit të Navalny ka të ngjarë të jetë organizuar nga Rusia

schedule11:38 - 13 Mars, 2024

schedule 11:38 - 13 Mars, 2024

Sulmi ndaj një aleati të ngushtë të liderit të ndjerë të opozitës rus, Alexei Navalny, ka të ngjarë të jetë organizuar dhe ekzekutuar nga Rusia. Policia tha se Leonid Volkov u sulmua me gaz lotsjellës dhe një çekiç ndërsa mbërriti në shtëpinë e tij në kryeqytetin lituanez të Vilnius ditën e djeshme.

Sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga Rusia dhe mund të lidhet me zgjedhjet presidenciale ruse, ka thënë departamenti i sigurisë shtetërore të Lituanisë. Volkov më herët akuzoi “njerëzit” e Vladimir Putinit se qëndronin pas sulmit.

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha se është e qartë se sulmi ishte i planifikuar paraprakisht. Ai nuk fajësoi drejtpërdrejt Kremlinin, por tha: “Unë mund t’i them vetëm një gjë Putinit, askush nuk ka frikë nga ju këtu”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!