FOTO/ Bie nga kabina, humb jetën punonjësi i OSHEE në Pogradec

schedule12:00 - 31 Tetor, 2019

schedule 12:00 - 31 Tetor, 2019

Një 40 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një kabinë elektrike në qytetin e Pogradecit.

Dyshohet se shtetasi me iniciale P.M, banues në Tiranë, është rrëzuar aksidentalisht nga kabina.

Mësohet se viktima ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa burime bëjnë me dije se në momentin e rrëzimit 40 vjeçari ka qënë duke punuar.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 40 vjeçarit.

Njoftimi zyrtar

Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.