Pagat në shtet janë rritur më shumë se ato në sektorin privat.Sipas të dhënave të Instat paga mesatare mujore bruto gjatë tremujorit të katërt 2023, rezultoi mbi 75 mijë lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Ndërkohë nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” vërehet se paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror ka shkuar në 87,8 mijë lekë, nga 74,4 mijë lekë që ishte një vit më parë. Nëse bëjmë një krahasim konstatohet një rritje me 18% ose 13,4 mijë lekë më tepër.
Por nuk ka qenë e njëjta tendencë në privat ku ka pasur rritje pagash por në nivele më minimale.
Nga të dhënat shohim se në fund të vitit të kaluar paga bruto në sektorin pësoi një rritje vetëm me 11.6% ose 7 mijë lekë më tepër.Një pagë mesatare në sektorin privat rezulton se është në nivelin 69.4 mijë lekë.
Por cilat janë disa prej profesioneve që sigurojnë më shumë të ardhura për qytetarët shqiptarë. Janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit me një pagë mesatare prej 148,597 lekë e ndjekur nga informacioni e komunikacioni.. Ndërkohë me nivelin me të ulët të pagave rezultojnë se janë bujqësia dhe ndërtimi.
Ndërkohë të dhënat e Instat tregojnë se niveli I papunësisë ka pësuar një rritje të lehtë në fund të vitit .shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, në fund të vitit 2023 rezulton 10.7 %./abcnews.al