Kombëtarja U-15 ka nisur nga sot një grumbullim tre ditor rutinë me disa lojtarë të vitlindjes 2010. Ekipi i drejtuar nga trajneri Armand Dama në mëngjesin e kësaj të hëne është grumbulluar në Tiranë dhe seancat stërvitore do të kryen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Trajneri Dama ka publikuar edhe listën me 20 futbollistët e thirrur, të cilët aktivizohen në klubet dhe akademitë e futbollit shqiptar.
Ky do të jetë seleksionimi i dytë i Kombëtares U-15 brenda një kohe të shkurtër. Përveç seancave stërvitore, në ditën e tretë të grumbullimit do të organizohet edhe një miqësore. Stafi teknik i Kombëtares U-15 do të vazhdojë nga afër lojtarët e grumbulluar për të formuar në të ardhmen një grup solid.
Përveç grumbullimeve zyrtare, çdo javë me futbollistët e talentuar punohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të projektit “Step By Step”, që ka si qëllim të angazhojë të gjithë kuqezinjtë e vegjël që luajnë në Shqipëri. /FSHF
Lista e lojtarëve të grumbulluara: