Panik në ajër, 50 të plagosur gjatë fluturimit nga Sydney në Auckland për shkak të turbulencave

schedule10:24 - 11 Mars, 2024

schedule 10:24 - 11 Mars, 2024

Pasagjerët e fluturimit të Latam Airlines nga Sydney në Auckland përjetuan momente tmerri. 50 prej tyre mbetën të plagosur si pasojë e turbulencave të forta, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një “problem teknik” në Boeing 787.

Pasi avioni u ul në Auckland, mjekët ofruan ndihmën e parë për gjithsej 50 persona në bord, ku njëri prej tyre besohet se ishte në gjendje të rëndë dhe 13 të tjerë u dërguan në spital.

“Avioni u ul në aeroportin e Auckland siç ishte planifikuar. Për shkak të incidentit disa pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u plagosën.

Atyre iu dha ndihma e menjëhershme. Latam kërkon falje për shqetësimin dhe lëndimet që mund t’u jenë shkaktuar pasagjerëve dhe thekson se mbetet e përkushtuar për ta bërë sigurinë një prioritet”, tha një zëdhënës i linjës ajrore.

Ky ishte incidenti i dytë që përfshin një avion që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sidneit të hënën. Më parë, Fluturimi 830 i United Airlines me destinacion San Francisko u detyrua të ulej pas një emergjence.

/abcnews.al