Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hawaii, SHBA, ku burri ka qëlluar me thikë për vdekje gruan dhe tre fëmijët e tij, dhe më pas ka vrarë veten. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në një shtëpi në zonën Manoa të Honolulu.
Po në këtë zonë policia gjeti thikën me të cilën babai vrau fillimisht gruan e më pas tre fëmijët e tyre 17, 12 dhe 10 vjeç. Dëshmitarët kanë dëshmuar se një nga krimet më vdekjeprurëse në 25 vitet e fundit në Hawaii u parapri nga një përleshje brenda shtëpisë.
UPDATE: the suspect is among the dead in a Manoa home where multiple bodies have been found, including kids, I’m told.
HPD says witnesses reported an argument in the home early this am.
The latest here: https://t.co/zrmjiixwfz#HawaiiNewsNow pic.twitter.com/GnFu0KWfHf— Lynn Kawano (@LynnKawano) March 10, 2024
Policia u njoftua në orën 8:30 me oficerët që hynë në shtëpi 45 minuta më vonë, duke gjetur pesë trupat e pajetë.
/abcnews.al