Ishte me të vërtetë një përballje spektakolare, pavarësisht se 90 minutat u mbyllën pa një fitues. Liverpool e Manchester City siguruan nga një pikë, në përballje “kryefjalë”, të javës së 28-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, duke e mbyllur kështu, në barazimin, 1 me 1, “finalen” e parakohshme për titullin kampion.
Një koment të shkurtër për këtë sfidë, pas ndeshjes e bëri edhe tekniku i “Qytetarëve”, të Manchester City, Pep Guardiola, i cili e pranoi se ndikimi i tifozëve në këtë stadium është i pamohueshëm, teksa më thuri elozhe edhe për “Të Kuqtë” e Liverpool, ku i konsideroi si skuadra më e mirë, që ka parë ndonjëherë, në presionin e lartë.
“Pjesën e dytë, nëse ke diçka për të mbrojtur, duhet të luash me të gjitha forcat. Në 15-20 minutat e fundit ky stadium u kthye ‘tsunami’, ata vinin nga çdo anë, por pasi Mateo Kovacic hyri në fushë, ne mund të bënim më shumë pasime, jo sepse nuk donim më parë, por sepse ata janë vërtet shumë të fortë në presing dhe kundërpresing. Në këtë stadium, nuk është e lehtë.
Skuadra më e mirë që kam parë ndonjëherë në presionin e lartë, të luash këtu në Anfield është krejtësisht ndryshe. Mjedisi është një realitet dhe lojtarët e dinë këtë, por ne kurrë nuk u përpoqëm të harronim të luanim”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al