Tkurren borxhet e bashkive/ Rënie me mbi 60 përqind, nivel më i ulët në një dekadë

schedule15:35 - 10 Mars, 2024

schedule 15:35 - 10 Mars, 2024

Ulen ndjeshëm detyrimet e prapapmbetura. Ministria e Financave ka publikuar të dhënat në bazë të cilave vërehet se në fund të vitit 2023 borxhet rezultojnë 7.8 miliardë nga 20.3 miliarde që ishin më parë.Në total detyrimet kanë pësuar një ulje me mbi 60% duke prekur nivelin më të ulët të regjistruar vitet e fundit. Krahasuar me nivelin e detyrimeve të raportuara në shtator 2023, rezulton se në fund të vitit, borxhet janë ulur me 12.5 miliardë lekë. Nga të dhënat konstatohet se ulje të ndjeshme të detyrimeve nga nga qeveria qendrore por edhe nga ajo vendore.

Sipas statistikave të Ministrisë së finanacave në fund të vitit të kaluar është rimbursuar e gjithe TVSH ndaj bizneseve. Po ashtu edhe sigurimet shoqërore rezultojnë pa detyrime. Ndikim në uljen e detyrime në total ka dhënë edhe performance financiare e bashkive. Në fund të vitit 2023 niveli i borxhit të bashkive rezulton se është 4.8 miliardë lekë duke u ulur me 3 miliardë lekë. Kontribut në këtë ecuri ka pasur shlyerja e pagesave për mirmbajtje dhe shërbime në nivel vendor. Në këto dy Këto dy zëra ka pasur një ulje e kënaqshme e detyrimeve.Sipas Ministrisë së financave  rezulton se bashkia e Kavajës  ka nivelin më të lartë të borxhit me  rreth 794 milionë lekë  e ndjekur nga Vora. Ndërkohë me rezultate më të mira finaciare ose pothujse pa borxhe rezultojnë bashkia e Korçës dhe e Shijakut.

Kohët e fundit qeveria ka pasur nën fokus përmirësimin financiar të pushtetit vendor dhe për këtë janë ndërmarrë një sërë reformash.

DETYRIMET TOTALE

Dhjetor 2023      7.8 miliarde leke

Shtator 2023    20.3 miliarde leke

Detyrimet e bashkive

Dhjetor 2023      4.8 miliarde leke

Shtator 2023       7.8 miliarde leke./abcnews.al