Po planifikonin sulme terroriste para zgjedhjeve lokale, arrestohen 33 persona në Turqi

schedule14:44 - 10 Mars, 2024

schedule 14:44 - 10 Mars, 2024

Policia e Turqisë ka arrestuar 33 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik. Të dyshuarit pretendohet se po planifikonin sulme para zgjedhjeve lokale në Turqi këtë muaj, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk Ali Yelikaya të dielën.

“Të dyshuarit po përgatisnin dhe po kërkonin të ndërmerrnin veprime para zgjedhjeve të ardhshme lokale”, ka shkruar Yerlikaya në platformën “X”.

Zgjedhjet e ardhshme lokale në Turqi mbahen më 31 mars.

Policia anti-terror në Sakarya, në veriperëndim të Turqisë, ka konfiskuar armë, kesh dhe “dokumente organizative” gjatë bastisjeve.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist”, ka thënë Yerlikaya.

Rrjeti po ofronte personel për zona të luftës dhe përkrahje financiare për Shtetin Islamik, ndërsa po operonte nga xhamitë ilegale dhe shkollat fetare, ka thënë Yerlikaya.

/abcnews.al