Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi tha se do të nevojiten të paktën 90 miliardë dollarë për të rindërtuar Gazën.
Në një fjalim në Kajro, ai tha se kërkoi nga institucionet egjiptiane të vlerësojnë kostot e rindërtimit të Rripit të Gazës, i cili u shkatërrua nga sulmet izraelite dhe theksoi se për këtë do të nevojiten 90 miliardë dollarë.
Ai theksoi se “ajo që po ndodh në Gaza është një sfidë për Egjiptin dhe gjithë rajonin”.
“Kalimi Rafah është i hapur 24/7 dhe ne duam të dërgojmë ndihma në Rripin e Gazës,” tha Al-Sisi.
/abcnews.al