Fotoja e parë zyrtare e Kate Middleton që nga operacioni abdominal në janar është publikuar nga Kensington Palace. Fotoja e realizuar nga Princi William, tregon princeshën me tre fëmijët e saj.
Fotoja shoqërohet me një mesazh për Ditën e Nënës së bashku me një falënderim nga Princesha për mbështetjen e vazhdueshme të publikut gjatë dy muajve të fundit.
“Faleminderit për urimet tuaja të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit”, tha ajo, duke u uruar të gjithëve një “Gëzuar Ditën e Nënës”.
Kate Middleton nuk pritet të kthehet në detyrat publike para Pashkëve. Pallati ndau pak detaje rreth gjendjes së saj, por tha se operacioni që iu nënshtrua Princesha e Uellsit nuk ishte i lidhur me kancerin.
Ai gjithashtu theksoi se do të japë përditësime për gjendjen e saj vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme.
/abcnews.al