Mbledhja qeveri-kryebashkiakë/ “Të zgjedhurit e Berishës, në tryezën e Ramës”, Kryeministri: Kantier total nga veriu në jug!

schedule19:52 - 9 Mars, 2024

schedule 19:52 - 9 Mars, 2024

“Unë kam parë me kënaqësi që ata kanë bërë punën që duhet të bënin” Këtë koment dha kryeministri për kryebashkiakët e djathtë, të 6-të që u ulën këtë të shtunë bashkë me të në Shkodër, për të diskutuar mbi nevojat e bashkive dhe projektet për pushtetin vendor

“Bashkitë kanë mundësi të reja.., qartë për legalizimet e mbetura. Legalizime që janë në bllokun e fundit, që duke angazhuar dhe bashkitë do t’i japim një shtyrë të madhe procesit”, tha Rama.

Një tjetër problem i tyre shkon tek pagat e ulëta që kanë kryebashkiakët dhe stafet e tyre.

“Sipas blloqeve të kalendarit në mes të viti, apo në fund të vitit. Do të shohim, është kërkuar është që rritja e pagave të mos jetë vetëm horizonatle, por sipas specifikave të bashkive, të ketë edhe një qasje fleksibël ndaj pagave. Kemi rënë dakord që sot”, tha ai.

Një prej projekteve prek fshatrat e bashkive. Shpejtë duket nuk do të kenë vështirësitë e të marrit një leje për të ndërtuar.

“Kemi diskutuar për lehtësimin e domosdoshëm të procedurave të lejeve të ndërtimit në fshat, në mënyrë që njerëzit që ndërtojnë shtëpitë e tyre apo riparojnë shtëpitë e tyre të mos kenë të njëjta procedura si banorët e qytetit apo të zonave që kanë rëndësi”, tha ai.

Për bashkitë do të shkoje dhe një fond prej 50 milionë eurosh, për digjitalizimin e shërbimeve që ofrojnë bashkitë.

Gjithsesi, lajmin e bënë kryebashkiakët e Berishës, që ishin në tryezë dhe u shprehën optimist për bashkëpunimin me qeverinë në vijim.

/abcnews.al/