Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla thotë se mes Elia Zaharisë dhe Princit Leka, ka pasur sherre të tjera më përpara dhe se në videon e publikuar, u pa episodi i fundit i këtij konflikti.
Në emisionin ‘Zonë e Lirë” në ABC News, Kulla u shpreh se nëse është arritur marrëveshja për ndarjen pasurisë, situata do të zbutet.
“Mendoj që do të ketë pasur sherre të tjera më përpara, ne kemi parë vetëm episodin e fundit të këtij sherri, që del nga telefoni i Lekës mesa duket. Nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Çështja është që në çdo vend tjetër të Evropës, nëse do të ndodhte një skandal i tillë me familjen mbretërore, njerëzit do kënaqeshin, do komentohej, do dilte nëpër faqet e para, por do të quheshin gjëra që ndodhin.
Kurse këtu tek ne, e shohim si gjë të madhe, por realisht është një gjë normale. Ajo është keq, është në siklet, me një fëmijë, është shumë e ngarkuar. Po bëjmë apel që të zgjidhet kjo punë. Këtu problemi është që kanë hyrë lekët në mes, kanë hyrë pronat. Nëse e kanë arritur marrëveshjen, gjërat do të zbuten”, theksoi ai./abcnews.al