“Rilindja” e Beratit/ Vihen në jetë një grup projektesh, inspektohen nga kryeministri Rama

schedule15:52 - 8 Mars, 2024

schedule 15:52 - 8 Mars, 2024

Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë të premte një inspektim në qytetin e Beratit, ku po vihen në jetë një grup projektesh dinjitoze, rehabilitimi i sheshit kryesor dhe pedonales, parkimi, fasadat e ndërtesave e tregu i gjelbër.

Ai e ka konsideruar këtë qytet të rilindur, pasi po marrin jetë një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera.

Sakaq, Rama i ka cilësuar këto ndërhyrje të domosdoshme jo vetëm për banorët, por dhe për turistët, të cilët vijnë gjithnjë e më të shumtë në qytetin e UNESCO-s, duke arritur shifrën rekord të 800 mijë vizitorëve në 2023

“Siç janë ato tradicionalet aty, duhen bërë dhe të tjerat”, ka thënë kryeministri ndër të tjera gjatë inspektimit./abcnews.al