Avokati zbulon pse Princi Leka u largua nga vila mbretërore: Ja çfarë do të ndodhë me pasuritë

schedule21:07 - 7 Mars, 2024

schedule 21:07 - 7 Mars, 2024

Avokati i Princit Leka Zogu, Ariant Roshi ka zbuluar në emisionin “Real Story”, arsyen pse u largua nga Vila Mbretërore, duke theksuar se donte që vajza të ishte konforte me nënën e saj.

“Interpretimi se largimi i tij nga vila është bërë sepse ka dhe një person të tretë, mendoj që është pak paragjykues. Ai e ka bërë që vajzës mos t’i cënohet rehatia, konforti dhe ajo që kemi kërkuar që dhe banesa që do të jetoj vajza të jetë shumë afër pallatit, që të jetë brenda një ambienti. Është treguar shumë i kujdesshëm”.

Sa i përket pasurisë, avokati tha se ajo e trashëguara nuk bëhet pjesë e procesit të ndarjes dhe dyshja kanë rënë dakord me një marrëveshje më herët.

“Të gjitha pasuritë që trashëgohen, nuk bëhen pjesë e procesit të ndarjes. Ata kanë bërë një marrëveshje tjetër që i ka dhënë fund regjimit pasuror me marrëveshje dhe kanë pranuar se çfarë i takon dhe nga dëshira dhe vullneti i mirë ka bërë ato dhurimet që ka bërë. Edhe janë regjistruar në Kadastër”./abcnews.al