Disa indiferentë, por më shumë kuriozë këtë shtatë mars kalojnë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë ku një banderolë i fton për të falenderuar mësuesin e tyre.
Ndalen për të shprehur mirënjohje, por dhe për të kërkuar ndjesë.
Kthehen në kohë dhe dikush zgjedh të tregojë me shkrim, një tjetër me fjalë.
Ata që sot janë vetë në rolin e mësuesit thonë.
Nuk ka rëndësi mosha, të gjithë kanë pasur njëherë mësues. Shumë të tjerë zgjedhin të jenë nxënës përherë.
I quajnë prindër të dytë e heronj, në fund thonë se vlera e mësuesit e pesha e qiellit nuk maten kurrë. /abcnews.al